75 Mall Live Search
15:50 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / Blerim

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, krijohen kolona

Numri i aksidenteve në vendin tonë, si pasojë e moskujdesit gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.

Disa vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjilan-Prishtinë, gjegjësisht në afërsi të fshatit Mramor.

Indeksonline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa shihen edhe njësitet e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar edhe kolona të gjata./Indeksonline