Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Sot rreth orës 07 e 30 minuta, në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe kamioni.
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë. Aksidentin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merren njësiti i trafikut./IndeksOnline/