75 Mall Live Search
18:01 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në rrugën Pejë – Deçan

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, saktësisht në aksin rrugor Pejë – Deçan.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat sipas fotografive të siguruara nga Indeksonline kanë pësuar edhe dëmtime, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet e Policisë së Kosovës./Indeksonline/