75 Mall Live Search
22:32 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / S Z

Aksident trafiku në rrugën për Germi, përfshihen një motoçikletë dhe një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën që të çon drejt Germisë. Në këtë aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet motoçikleta e cila është rrokullisur në mes të rrugës.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar. /Indeksonline/