18:16 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në dalje të Fushë Kosovës.

Në aksident janë përfshirë disa vetura, teksa nuk dihet për persona të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar edhe kolonë e gjatë, shkruan Indeksonline.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë më rastin.

Policia së fundi ka apeluar disa herë për kujdes të shtuar në trafik, pasi që kanë ndodhur shumë aksidente me pasoja fatale./Indeksonline/