75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 27 Mars 2025 / FR

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen dy persona

Ka ndoldhur një aksident trafiku sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ahmeti, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit”, tha Ahmeti./IndeksOnline/