75 Mall Live Search
15:47 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / k.v

Aksident trafiku në rrugën Vushtrri-Prishtinë, kamioni godet veturen e KFOR-it (Foto/Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Vushtrri-Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë e KFOR-it.

Dëmet materiale janë të konsiderushme ndërsa zyrtarish ende nuk ka ndonjë informacion rreth gjendjes shëndetësore të personave të aksidentuar.

Policia rrugore ka dalë në vendin e akidentit dhe është marrë me rastin./IndeksOnline/