Aksident trafiku në Sllatinë, kolona e gjatë rreth 2 km

Një aksident trafiku ka ndodhur në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Kolona e veturave është rreth 2 km e gjatë ndërsa qytetarët kanë mbetur të bllokuar.
Aksidenti ka ndodhur afër rrugës së Aeroportit, në drejtimin Pejë-Prishtinë.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar video nga kolona e gjatë./IndeksOnline/