75 Mall Live Search
14:03 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Aksident trafiku në Suharekë, katër persona të lënduar

Katër persona të moshës së mitur janë lënduar në një aksident në Suharekë.

Vetura të cilën po e voziste i mituri humbi kontrollin, duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas  me mbrojtësen e urës dhe ra poshtë saj.

“Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.