75 Mall Live Search
09:16 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / Z S

Aksident trafiku në Suharekë: Një i vdekur e katër të lënduar, i dyshuari ndalohet nga policia

Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës, duke u ndeshur frontalisht me autobusin.

Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që i dyshuari (drejtuesi i veturës) të ndalohet, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/