Aksident trafiku në Veternik, krijohen kolona të automjeteve

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Veternik të Prishtinës.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident, ku shihen dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa qarkullimi i automjeteve është bërë me vështirësi.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marr me shikimin e vendit të ngjarjes./IndeksOnline/