Aksident trafiku në Veternik, krijohen kolona të gjata për të hyrë në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Veternik të Prishtinës, raporton IndeksOnline.
Aksidenti ishte me dëme materiale dhe pa të lënduar ndërsa rruga nga Vetereniku për në qendër ishte bllokuar për një kohë të gjatë madje ishin krijuar edhe kolona të gjata të automjeteve.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin./IndeksOnline/