75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 29 Maj 2026 / KV

Aksident trafiku në “Veternik”, një motorist mbetet i shtrirë në rrugë (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Veterniku” të Prishtinës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, transmeton IndeksOnline.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, në aksident është përfshirë një motorist, i cili është parë i shtrirë në tokë menjëherë pas përplasjes, ndërsa qytetarët kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën e parë deri në ardhjen e ekipeve emergjente.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata automjetesh nga rrethi me flamur në drejtim të “Veternikut”.

Policia e trafikut është njoftuar për rastin dhe pritet të dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për detaje të reja.