Aksident trafiku në Vranidoll, lëndohet një person (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Vranidoll, në rrugën që lidh Prishtinën me Podujevën, transmeton IndeksOnline.
Rasti është raportuar rreth orës 07:30, ku ka qenë i përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Gjendja shëndetësore e të lënduarit ende nuk është bërë e ditur./IndeksOnline/
