Aksident trafiku përballë policisë, nuk ka të lënduar

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 13 e 30 në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet, përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit ende nuk është shfaqur policia rrugore, ndërsa njëra korsi e rrugës është e bllokuar./IndeksOnline/