Aksident trafiku, rruga Kaçanik-Ferizaj!

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Konkretisht, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit.
Indeksonline mëson se 5 persona kanë mbetur të lënduar.
Njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

