75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / k.v

Aksident trafiku rrugës për në Gërmi, krijohet tollovi në trafik (Video)

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën për Gërmi në Prishtinë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen dëme materiale në të dy veturat.

Nuk është bërë e ditur për të lënduar ndërsa rruga për një kohë ka qenë e bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/