75 Mall Live Search
15:53 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / k.v

Aksident trafiku të rrethi afër stacionit të autobusëve- krijohet tollovi në trafik (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës te rrethi afër stacionit të autobusëve, në hyrje të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ‘Mercedes’, njëri kamion e tjetra veturë.

Derisa policia është paraqitur në vendin e aksidentit, mbi rrethin kryesor është krijuar tollovi e madhe e automjeteve.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për persona të lënduar./IndeksOnline/