75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 27 Maj 2021 / AR

Aksident trafiku te Stacioni i Autobusëve, bllokohet rruga në Prishtinë

Para pak minutash te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e kësaj është bllokuar rruga në të dy anët.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për detaje të tjera.