75 Mall Live Search
17:44 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku tek Rruga B, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë tek Rruga B në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat pësuan dëme të mëdha materiale teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente, transmeton Indeksonline.

“Rreth orës 16:30 në rrugën ,,B” në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjete. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës./Indeksonline/