Aksident trafiku tek ura e Milloshevës, rrahen të aksidentuarit

Pas një aksidenti të ndodhur në mes dy automjeteve, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, te ura e Milloshevës, një shqiptar me nënshtetësi gjermane e ka sulmuar fizikisht një mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa policia ka dalë në vendi e ngjarjes dhe është marrë me rastin, transmeton IndeksOnline.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/