75 Mall Live Search
18:28 / E Premte, 01 Janar 2021 / Blerim

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, 6 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Milloshevë.

Ky aksident ndodhi mes dy automjeteve, ku të lënduar kanë mbetur 6 persona.

Në lidhje me këtë rast Indeksonline kontaktoi zëdhënësën e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor.

Me rast eshte duke u marr njësia e policore e komunimacionit rrugor”, u shprehë ajo./Indeksonline/