20:36 / E Martë, 18 Korrik 2023 / MSH

Aksident tragjik në Greqi, vdesin pesë shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria.

Mësohet se automjeti me targa shqiptare ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Për nxjerrjen e pasagjerëve nga automjeti është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edessë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.