Aksident tragjik në Lezhë, mjeti del nga rruga, humb jetën drejtuesi dhe pasagjerja

Një aksident i rëndë me dy jetë të humbura është regjistruar në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Tales, ku automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A, shkruan Oranews, transmeton Klankosova.tv.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.