75 Mall Live Search
08:27 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / AR

Aksident tragjik në Meksikë: Humbin jetën nëntë persona, mes tyre dy të mitur

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti zinxhiror të shkaktuar nga një kamion me rimorkio në një autostradë në shtetin Jalisco të Meksikës.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, mes viktimave janë edhe dy të mitur, raporton Reuters.

Ndërkohë, në mesin e të plagosurve ndodhen katër shtetas amerikanë, si dhe dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës, të cilët kanë marrë lëndime të rënda, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet bëjnë të ditur se efektivët e Gardës Kombëtare janë transportuar për trajtim në Spitalin Magdalena në Guadalajara. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.