75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / k.v

Aksident tragjik në Nabërgjan të Pejës/ Një i vdekur dhe katër të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë, përfshirë hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./IndeksOnline/