Aksident tragjik në Shkodër: Një i vdekur dhe tre të lënduar
Rreth orës 16:25, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë, janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë janë lënduar, raporton abcnews.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

