08:34 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident tragjik në Shqipëri, makina shpërthen në flakë, viktima digjet brenda saj

Një aksident tragjik ka ndodhur në Elbasan, pranë ish-Kombinatit Metalurgjik rreth orës 2:20 pas mesnate.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe pas përmbysjes, ka shpërthyer në flakë, duke u djegur bashkë me shoferin që ishte brenda. Nuk dihet identiteti i viktimës.

Mjeti kishte qënë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Priten detaje nga Policia, shkruan syri.net.