75 Mall Live Search
17:07 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Z S

Aksident tragjik në Tiranë, dy të vdekur pasi makina bie në greminë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik këtë mesditë në Zall-Bastar në periferi të Tiranës.

Mësohet se mjeti që po udhëtonin ka rënë në greminë pasi ka humbur kontrollin.

“Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë. Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.