19:49 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aksident zingjiror me të lënduar në Veternik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të Prishtinës, saktësisht në Veternik.

Në këtë aksident janë përfshirë disa vetura dhe si pasojë e kësaj ka edhe persona të lënduar.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar video përderisa shihet se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata në këtë pjesë të kryeqytetit.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet emergjente./Indeksonline/