75 Mall Live Search
22:48 / E Premte, 04 Korrik 2025 / FR

Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik (Pamje)

Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në Veternik.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, dyshohet se në aksident janë përfshirë katër vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Policia dhe autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/