Aksident zingjiror në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, në magjistralen Prishtinë-Pejë.
IndeksOnline raporton se, si pasojë e pakujdesisë, tri vetura janë përplasur ndërmjet vete në Miradi.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, aty ku kanë arritur edhe njësitet mjekësore.
Ende nuk dihet mbi numrin e pasagjerëve të lënduar.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.

