Aksident zingjiror në dalje të Sllatinës, të përfshira 6 vetura (Video)

Një aksident zingjiror ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të Sllatinës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Për shkak të aksidentit, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të gjata dhe lëvizja është vështirësuar ndjeshëm.
Pamjet nga vendi i ngjarjes: