Aksident zingjiror në Gllarevë, përfshihen tri vetura
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Gllarevë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë tri vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Më posht mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

