Aksident zingjiror në magjistralen Deçan-Gjakovë, lëndohen tre persona
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Deçan-Gjakovë.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona, raporton Indeksonline.
Sipas një dëshmitari të rastit makina e parë e aksidentuar në këtë rast ishte me targa të Shqipërisë. Gjithsej në aksident të përfshira ishin tri vetura./Indeksonline/