Aksident zingjiror në magjistralen Pejë – Prishtinë, përfshihen pesë automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Vragoli.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident dyshohet se janë përfshirë 5 vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata në këtë segment të rrugës.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/