13:35 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident zingjiror në magjistralen Prizren-Gjakovë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Aksidenti zingjiror në fjalë ka ndodhur saktësisht në fshatin ‘Celine’ përderisa sipas një lexuesi të Indeksonline ka edhe të lënduar.

Duhet përkujtuar që aksidentet e trafikut kanë qenë në shtim e sipër përgjatë këtij viti që po lëmë pas e vetëm brenda 24 orëve humbën jetën pesë persona si pasojë e tyre./Indeksonline/