75 Mall Live Search
08:08 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / MSH

Aksident zingjiror në Prishtinë, lëndohen 4 persona

Një aksident zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Prishtinë.

Tri vetura janë përplasur mes vete në rrugën “Xheladin Rekaliu”, raporton IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu”, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona” deklaroi Pllana për IndeksOnline.