75 Mall Live Search
20:53 / E Premte, 09 Maj 2025 / MSH

Aksident zingjiror në Prishtinë: Përplasen tri vetura, pasagjerët e lënduar dërgohen në QKUK

Një aksident zingjiror ka ndodhur çaste më parë në rrugën “B”, në Prishtinë.

IndeksOnline raporton se tri vetura janë përfshirë në aksidentin zingjiror që pasoi nga pakujdesia.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet mjekësore, që më autoambulancë kanë bartur në drejtim të Emergjencës të lënduarit.

Nga ana tjetër, rastit i janë përgjigjur edhe njësitet policore që, me të arritur, nisen hetimet që çojnë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: