75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / OSH

Aksident zingjiror në rrugën Podujevë- Prishtinë, krijohen kolona të gjata

Një aksident në mes tri veturave ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Në mesin e veturave të aksidentuara shihet të jetë edhe një veturë e KEDS-it.

Për shkak të aksidentit, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe po merret me rastin./IndeksOnline/