75 Mall Live Search
22:57 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / MSH

Aksident zingjiror në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj në orët e mbrëmjes.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi” drejtimi Babush-Bibaj, ku të përfshira ishin tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Babush-Bibaj.

Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes.”, tha Krasniqi.