75 Mall Live Search
13:16 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident zingjiror në Veternik, krijohen kolona (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në Veternik.

Aty janë përfshirë disa vetura. Sipas pamjeve që ia ka dërguar një lexues redaksisë së “Indeksonline”, në mesin e veturave të aksidentuara është edhe një taxi.

Nuk është raportuar për të lënduar, por aksidenti duket se ka shkaktuar kolona në këtë rrugë e cila edhe në kushte normale është e mbingarkuar me vetura./Indeksonline/