Aksident zingjiror në Veternik, përfshihen katër vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Veternik të Prishtinës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë të përfshira katër vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Indeksonline ka kontaktuar policinë, por deri më tani nuk ka informacione shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/


