75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / MSH

Aksident zingjiror në Vragoli, përfshihen tri vetura

Një aksident zingjiror ka ndodhur më herët në Vragoli.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe ndihmës së shpejtë.

Akoma nuk dihet se sa është numri i të lënduarve nga ky aksident.

Lexuesit kanë raportuar në Indeksonline se aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku ditë më parë ndodhi aksidenti mes autobusit me nxënës dhe një kamioni.

Më poshë pamje nga vendi i ngjarjes: