Aksident zinxhiror në afërsi të Komoranit (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Komoran.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.
Ende nuk është bërë e ditur se a ka të lënduar.
Indeksonline ka kontaktuar policinë, por deri në publikim të lajmit nuk ka informacione shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/