08:54 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksident zinxhiror në autostradën ‘Arbër Xhaferi’

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08 e 30 minuta në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura.Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë njësiti për hetimin e aksidenteve, raportonIndeksonline.

Vozitësit të cilët kalojnë në këtë autostradë duhet të kenë kujdes më të shtuar, pasi që bora ka mbuluar një  pjesë të autostradës./Indeksonline/