75 Mall Live Search
18:31 / E Diele, 20 Prill 2025 / FR

Aksident zinxhiror në Gjakovë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjakovë.

Në këtë aksident ishin të përfshira pesë vetura.

Rastin e ka konfirmuar Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë.

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga automjeti i fundit. Shoferja me këtë rast e godet veturën e katërt e cila ka qenë e ndaluar, katër automjetet ishin të ndaluara, dhe pastaj nga inercioni goditen edhe tre vetura të tjera”, deklaroi ai.

Sahatqija, deklaron se lëndimet e personave të prekur në këtë aksident, janë të lehta.

“Ata janë trajtuar në spital dhe më pas edhe janë liruar”, ka thënë Sahatqija.