18:28 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident zinxhiror në hyrje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Prishtinës, më saktësisht në rrugën që vije nga Gjilani.

Sipas pamjeve të dërguara për Indeksonline nga disa dëshmitar, shihet se në këtë aksident janë përfshirë tre vetura.

Përveç dëmeve materiale, nuk dyshohet të ketë të lënduar./Indeksonline/