Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përfshihen disa vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës.
Në pamje të siguruara nga Indeksonline shihet se në aksident ishinpërfshirë disa vetura.
Si pasojë e këtij aksidentit njëra anë e rrugës është bllokuar dhe janë krijuar kolona të gjata.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 e kemi marrë informatën për një aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e saj për Indeksonline.
Gjatë ditëve të fundit është shtuar numri i aksidenteve pas rritjes së qarkullimit dhe kushteve atmosferike. /IndeksOnline/