75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 24 Tetor 2023 / k.v

Aksident zinxhiror në Veternik, disa vetura të përfshira (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Veterenik të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Në aksident shihet se janë të përfshira disa automjete ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për të lënduar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit, drejtimi Veternik-Rrethi i Flamurit dhe po merret me rastin.

Kolona e automjeteve ishte krijuar me kilometra derisa policia ka larguar automjetet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/